Kosove Fillon fushata 10-diteshe per zgjedhjet e jashtezakonshme

Sot edhe zyrtarisht filloi fushata dhjetediteshe per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te 12 dhjetorit te parat te ketij lloji ne Kosove. Dita e pare ka kaluar pa ndonje problem dhe nen thirrjet per respektimin e Kodit te Miresjelljes i nenshkruar pothuajse nga te gjitha partite politike.
Jane gjithsej 29 subjekte politike me mbi 1 mije e 300 kandidate qe konkurrojne per 120 vende ne Parlamentin e Kosoves ku 20 vende jane te rezervuar per pakicat kombetare.
Ne mesin e 29 subjekteve politike jane edhe tete syresh nga radhet e komunitetit serb te cilet jane regjistruar per te marre pjese ne votime me gjithe pohimet e Beogradit se nuk ka kushte per nje gje te tille.
Ndonese koha e shkurter dhe natyra e ketyre zgjedhjeve kishte nxitur shqetesime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohon se ka bere te gjitha pergatitjet per te siguruar mbarevajtjen e tyre. Tashme mbi 150 vezhgues nderkombetare jane regjistruar per te mbikeqyrur votimet e 12 dhjetorit te cilat do te vezhgohen edhe nga rreth 5 mije vezhgues vendas.
Zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thone se do te organizojne zgjedhje edhe ne veriun e banuar me shumice serbe skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe rrjedhimisht edhe institucioneve te saj.