Gjinushi Takimi Meta-Nano fundi i moralit politik

Para zgjedhjeve te 2009 therritem lideret e se majtes ne nje tryeze per te diskutuar se si te fitonte e majta por as zoti Gjinushi nuk deshironte fitoren e se majtes ne ate kohe tha zoti Rama.
Me tej Rama komentoi takimin e para disa diteve mes Nanos dhe Metes. Sipas tij askush nuk duhet te kete frike nga takime te tilla perderisa ato gjithmone kane sjelle nje produkt te dobishem per vendin.
Publiku nuk duhet te kete frike nga takimet Nano-Meta kur ato sa here qe jane bere kane sjelle nje produkt te dobishem. Shqiperia sot eshte ne nje realitet tjeter deklaroi Rama.
Deklarata e Rames u kundershtua nga kreu i PSD-se Skender Gjinushi i cili tha se deklaratat e leshuara pas takimit Nano-Meta i japin fund moralit te politikes.
Por per anetarin e Asamblese se PS-se Ylli Manjani Ilir Meta dhe Fatos Nano mbajne pergjegjesi per lenien e se majtes jashte pushtetit dhe te mbajtjes se kesaj qeverie ne pushtet.
Nese te dy personazhet do te kishin gjetur gjuhen e perbashket brenda PS-se partia Demokratike nuk do te kishte shanse per te qeverisur. Kane pergjegjesi themelore qe per shkak te grindjeve sollen ne pushtet kete qeveri vazhdojne ta mbajne dhe lane Partine Socialiste ne meshire te fatit. Edi Rama erdhi ne krye te PS pasi nuk kishte alternative tjeter tha zoti Manjani.