E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e vizave Serbia e Maqedonia vene ne rrezik procesin per Shqiperine

Shqiperia dhe Bosnja mund te penalizohen ne procesin e liberalizimit te vizave per shkak te deshtimit te Serbise e Maqedonise ne ndaljen e vales sw azilkerkuesve ne vendet e BE-se. Deklaraten e ka bere Eurokomisionerja per eshtjet e Brendshme Sesilia Malmastrom.

Kjo tendence eshte shume shqetesuese dhe seriozisht mund te demtoje gjithe procesin e liberalizimit te vizave ne Ballkanin Perendimor shkruan ne nje leter Malmstrom drejtuar autoriteteve serbe dhe maqedonase

Disa vende anetare te BE-se po perjetojne serish nje fluks alarmues te personave qe vijne nga vendet tuaja e qe kerkojne strehim mesohet ti kete shkruar Malmstrom ministrave te brendshem Ivica Dacici dhe Gordana Jankullovska



Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon e cila po mban nje rol kyc ne procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen pati pak dite me pare nje bisede telefonike per spektaklin E Diell me drejtuesin tij Ardi Krasta.
Duke theksuar se pas nje muaji ministrat e Brendshem te Europes do te ishin te ashper ne lidhje me kerkesat e tyre ndaj Shqiperise Fajon parashikoi dhe skenare negative ne rast se nga ana e shqiptareve do te kishte shume kerkesa per azil politik. Nje pjese e vendeve te BE-se mund te kthejne perseri vizat theksoi eurodeputetja emri i te ciles ka marre nje rendesi te vecante keto dite ne Bosnje dhe ne Shqiperi.


Tani Tirana duket sikur eshte ne dashuri me ju sepse ne e quajme se ju keni bere nje kryqezate personale qe ju keni bere per te ndihmuar shqiptaret. Ju jeni sjelle me shume energji dhe me shume pasion. Perse kaq papritur ju e keni bere kete gje per ne

Une mund te them qe ne cdo pjese te jetes time kur vendos qe dicka eshte shume e rendesishme dhe une besova qe liberalizimi i vizave eshte dicka shume e rendesishme atehere une mund te jem shume kokeforte. Por duhet te korrigjoj ne dicka nuk jam vetem une qe e bera kete por me ndihmuan edhe kolege te mi. Jam shume e gezuar qe keta kolege ishin aktore kryesore dhe te rendesishem per liberalizimin e vizave ne Ballkanin Perendimor. Dhe une jam e kenaqur qe isha raportuese ne Parlamentin Europian edhe sepse une isha aty prej nje viti. Une jam e re ne mandat dhe ky ishte raporti im i pare dhe une sinqerisht e besova qe qytetaret shume afer Sllovenise nuk mund te udhetojne lirisht ne Bashkimin Europian. Dhe une u shtyva nga ky qellim i perbashket qe qytetaret e Shqiperise qe kane qene prej shume kohe te izoluar mund te ishin gati te udhetonin ne BE. Une kam pasur me vete nje grup shume te ri dhe energjik dhe kemi bere nje pune te perkryer ne PE. Pergezime Shqiperi dhe qytetare te Shqiperise. Une jam e lumtur qe PE ka dhene kete mbeshtetje te rendesishme.


Ne shqiptaret nuk mund te duam kedo jemi shume perzgjedhes si popullsi. Kemi zgjedhur tju duam ju dhe faleminderit. Tani do ju pyes per dicka qe ju permendet ne konferencen tuaj per mediat. Ju po flisnit per liberalizimin e vizave te qytetaret e zakonshem. Ne kete kuader cfare duhet te beje nje qytetar i zakonshem shqiptar


Une e permenda kete vecanerisht sepse une mendoj qe heqja e vizave eshte e rendesishme per personat e zakonshem. Kjo nuk eshte e rendesishme per politikanet apo personat me para sepse ata mund te udhetojne lirisht dhe i kane gjetur menyrat e tyre per te udhetuar. Une mendoj se ky vendim per te udhetuar lirisht ne BE eshte i rendesishem per te rinjte apo studente apo ata qe nuk kane shume para. Une mund te pranoj qe keta muajt e fundit kam marre shume letra jo vetem nga Shqiperia por nga e gjithe Europa qe me thoshin sesa e rendesishme eshte te udhetosh lirisht dhe sa shume histori te dhimbshme kane kaluar me ambasadat ne Shqiperi. Dhe une mendoj se per studentet dhe per personat qe nuk kane para duhet te udhetojne lirisht. Kjo eshte akoma edhe me shume e rendesishme nga ana psikologjike sepse vetem per tu ndier i lire dhe per te pasur idene per te udhetuar lirisht mund te kuptosh vlerat europiane. Ky eshte nje hap i rendesishem per Shqiperine drejt BE-se. Une nuk dua te jap tani mesime por dua te them qe autoritetet ose te gjithe ata qe jane te perfshire ne kete ceshtje te thone qe jane te gatshem te bejne dicka me nje qellim te perbashket. Dicka ne lufte kunder korrupsionit dhe trafikut dhe kjo gjithashtu provon se Shqiperia eshte gati per tu futur ne BE. Une jam e lumtur qe ne e japim kete rast.


Lajmet bejne te ditur se ministrite e Brendshme te vendeve anetare do te jene te ashper ne kerkesat e tyre. A duhet te shqetesohemi ne per kete

Ata do te tregohen te ashper dhe jo vetem ata por i gjithe Bashkimi Europian. Te tre institucionet e BE-se. Parlamenti e pranoi une pres qe edhe vendet anetare ne fillim te nentorit do ta pranojne do te japin driten jeshile une pres qe ata te bejne keshtu dhe besoj se do te kemi nje raport pozitiv. Duke e pare nga ana teknike Shqiperia i ka arritur te gjitha kriteret dhe nuk besoj se ka ndonje arsye qe ndonje anetar i Bashkimit Europian te krijoje probleme apo te shtoje kritere te reja apo ta shtyje kete proces.

A eshte e vertete qe opozita shqiptare ka qene ne njefare menyre nje pengese ne kete proces pra ne liberalizimin e vizave


Per mendimin tim une nuk mund te them apo ta kem ndier qe opozita mund te kete sjelle ndonje problem. Ky ka qene nje proces teknik dhe kjo do te thote qe kalon permes 100 kritereve te ndryshme. Ajo qe une mund te pranoj eshte se situata politike ne Shqiperi nuk ishte shume ndihmuese keshtu qe ne u munduam te flisnim me te gjitha partite qe merreshin me Bashkimin Europian te kishin nje dialog institucional per stabilitet ne Shqiperi. Nese ky do ishte rasti atehere te gjithe do te ishin gati per kete. Situata politike dhe stabiliteti ishin te rendesishem ne proces por ne fund ky eshte nje proces teknik.


Do te jeni te ashper me Shqiperine nese klasa politike ne vend do te reagoje ne menyre te papergjegjshme


Patjeter. Une gjithmone them se nese ju nuk na ndihmoni me dialog politik dhe me nje informacion te duhur nese nuk na ndihmoni ne implementimin e cdo gjeje atehere dhe ne do te jemi te ashper. Une u thosha gjithmone perfaqesuesve te Shqiperise se duhet te informojne qytetaret se cdo te thote liberalizim. Ata duhet ta dine qe mund te udhetojne lirisht por me disa limitime. Une kam frike se qytetaret mund ta perdorin kete udhetim te lire ne menyra te ndryshme. Kjo do te jete nje problem per qeverine dhe per shtetin dhe ky mund te jete nje problem edhe per sistemin politik te Shqiperise. shte e rendesishme qe qytetaret te kuptojne qe liberalizimi i vizave do te thote qe mund te qendrojne ne vendet jashte Shqiperise vetem tre muaj ne vit dhe duhet te gjesh informacionin e nevojshem per kete udhetim te lire. Ky udhetim nuk te jep te drejten per azil politik per nenshtetesi apo pune.


Pra ka nje frike ne Europe se ne menyre hipotetike ne Europe do te kete nje vale te madhe shqiptaresh apo boshnjakesh qe do te vijne


Nuk dua te them qe eshte nje frike hipotetike por kjo eshte e justifikuar. Ne fillim te vitit ne u ballafaquam me nje vale maqedonasish qe kerkonin azil politik me liberalizimin e vizave. Ata shkuan ne Gjermani apo ne Suedi dhe u keqperdoren nga disa agjenci dhe ata njerez nuk e dinin por shkuan ne konsullata dhe ata u kthyen mbrapsht.


Nese dikush do te kerkoje azil pas ketij liberalizimi cfare do ti ndodhte atij personi apo familjes se tij

Ai ose ajo nuk ka asnje te drejte te kerkoje azil politik sidomos jo per arsye ekonomike apo sociale. Keshtu qe ne cdo rast ata do te kthehen mbrapsht. Dhe kjo mund te shkoje nje hap me shume dhe nese ka shume raste te tilla atehere disa shtete anetare mund te vendosin viza serish. Keshtu qe shtetet jane te informuara per keto probleme dhe shtetet duhet te dine se si jane te implementuara keto kritere ne praktike.


Ju keni thene qe nga ky proces Kosova mund te jete shume e izoluar. A ka ndonje shans qe ky proces liberalizimi te nise shpejt edhe per Kosoven

Po une kam qene edhe jam e interesuar per kete. Qe prej kalimit te vizave per Shqiperine dhe per Bosnjen Kosova do te jete me e izoluar dhe ata mund te jene te acaruar. Une jam duke planifikuar per te shkuar ne Kosove per te folur me autoritetet kosovare. Ne shume shpesh jemi duke iu drejtuar Bashkimit Europian qe te vendosin kritere te verteta per Kosoven sepse deri tani ky vend nuk eshte i perfshire ne keto kritere. Une shpresoj qe ne fund te ketij viti te di me qarte sesi do te vazhdohet me Kosoven.


Ju jeni sllovene bashkeshorte gazetare socialiste dhe anetare e Parlamentit. Cila prej ketyre elementeve eshte me e rendesishme per ju

Nuk jam e sigurt nese mund tju jap nje pergjigje te sakte. Mendoj se te gjitha jane te rendesishme. Por mund te them se e dua shume punen time dhe adrenalinen e saj. Ndonese jam gjate gjithe kohes ne levizje mund te them qe gjej kohe per familjen dhe per miqte e mi.


Si te gjithe mysafiret qe vijne ketu ne kemi nje kolltuk ku duhet te nenshkruash per te kujtuar se keni qene ketu. A mund te na jepni nje autograf

Une sugjeroj qe sigurisht shume shpejt do te vij ne Shqiperi dhe do te vij gjithashtu ne televizionin tuaj pra do ta jap autografin me vone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›