E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Kushtetuta pengon rrezimin e qeverise

Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama deklaroi ne Top Shoe se ndryshimet Kushtetuese nuk mund te rrezojne mazhorancen pasi opozita nuk i ka numrat e nevojshem per mocion.

Ndryshimet kushtetuese pengojne PS per te bere votebesimin sepse opozita nuk ka as numrin dhe as kryeministrin e ardhshem. Numrat jane nje ceshtje e raportit nje zgjedhje deputeti ne raport me Kuvendin me forcen politike qe e ka vene ne liste dhe me zgjedhesit tha zoti Rama.

Perfaqesuesi i LSI-se u kundershtua nga kreu i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi. Sipas zotit Gjinushi kjo mazhorance nuk ekziston pasi nuk ka as votat dhe as mandatet reale.

Kjo shumice nuk qendron as mbi voten reale as mbi mandatet reale sepse nuk jane votuesit e LSI-se qe pranuan koalicionin me Berishen por lidershipi tha Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›