Berisha:Të luftojmë ndarjen nga pabarazia gjinore
“Barazia gjinore përbën objektin me madhor, më fisnik por dhe më të vështirë të një shoqërie të lirë”. Ky ishte mesazhi i dhënë nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë, ndërsa solli në fokus strategjinë e barazisë gjinore.
“Barazia gjinore nënkupton para së të gjithash barazi nga aksesi në kontrollin e burimeve dhe të përfitimeve në një shoqëri, nënkupton barazinë gjinore, barazinë në vendimarrjen politike. Pra si proces është një proces nga më kompleksit. Shkaku më themelor, faktori më kryesor i kësaj pabarazie në një shoqëerie të lire, është muri i patriarkizmit, mur ky i cili u lartësua nga doktrina të shumta, lirisht duke filluar nga librat më të mira të njërëzimit, që janë të shenjta e duke përfunduar tek doktrinat, shkencore dhe jo shkencore.
Më tej, kreu i qeverisë theksoi se diferenca mes burrave dhe grave, kjo në fokusin e punës është ndryshuar, sikurse dhe nga viti 2005, por kjo nuk do të thotë se pabarazia është zhdukur totalisht.
“Kjo barazi nënkupton barazinë në burimet dhe përfitimet, e cila pabarazia është reale në këtë fushë. Gratë dhe burrat në punë kanë të njëjtën pagesë, por kur vjen puna tek shpërndarja e punës, kjo bëhet e pabarabartë. Në vitin 2005, diferenca ka qënë 34%. Kjo kryesisht për shkak të sektorit privat, ku drejtues të sipërmarrjeve në terësi kanë qënë burra dhe vazhdojnë të jenë. Gjatë këtyre viteve, mendoj se kjo % nuk eksiston më, por nuk mund të them se është zhdukur pabarazia” tha më tej Berisha.