E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjiri i Ksamilit/ Mbetën në det prej dallgëve të larta, shpëtohen 4 pushues

Katër pushues, të cilët kishin mbetur në det dhe nuk dilnin dot në breg, janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Delta Forcë këtë të mërkurë (23 gusht) në Gjirin e Ksamilit.

Në një njoftim, Policia bën me dije se pushuesit, 2 prej të cilëve të mitur, kishin dalë ë det me një pedalin, por nuk mund të ktheheshin dot në breg për shkak të dallgëve të larta.

Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, ata janë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›