E Martë, 3 Nëntor 2026

Je 12-18 vjeç? Hapen regjistrimet për TUMO TIRANA, Veliaj: Mbështetje financiare për studentët

Janë hapur regjistrimet për TUMO TIRANA. Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë thirrje prindërve të të rinjve nga 12-18 vjeç që të regjistrojnë fëmijët e tyre në qendrën më të madhe të dixhitalizimit në Ballkan.

Veliaj nënvizoi se do të ketë mbështetje financiare për çdo student dhe se kurset që do të ofrohen do të kenë një çmim simbolik vetëm 2000 lekë në muaj.

“Këtë sezon të ri TUMOianët i pret shtëpia e tyre e re, Piramida e Tiranës. Me më shumë disiplina dhe aktivitete.  Regjistrohu edhe ti ”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Institucioni arsimor TUMO Tirana do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›