Toponimet, fluks në Kapshticë. Deri sot kanë hyrë 3900 persona e 1100 mjete
Kapshticë- Dyndje në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrantët shqiptarë nga Greqia pas zgjidhjes së një dite më parë të problemit të toponimeve janë kthyer në vendlindje.
Autoritetet doganore flasin për një fluks të emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas të dhënave në doganë, që prej mbrëmjes së djeshme kanë hyrë në Shqipëri 3900 persona dhe 1100 mjete.
Mësohet se pala shqiptare po punon me 6 sportele ndërsa ajo greke me 3 të tilla. Ndërsa nuk ka patur radhë të gjata dhe qytetarët kanë kaluar kufirin normalisht. Të hënën autoritetet doganore të dy vendeve arritën një marrëveshje edhe për pikën kufitare të Kapshticës për të lejuar kalimin e të gjithë emigrantëve, pavarësisht problemit të toponimeve në pasaportat e fëmijëve të tyre deri në javën e parë të shtatorit.