Punëtorët dynden në Lazarat, gruaja: Turp të kultivosh drogë, por me këtë siguroj bukën
GJIROKASTER - Në kohën kur kriza ekonomike ka ka pluar Europën dhe mundësitë e punësimit janë çdo vit e më shumë në rënie, krejt e kundërta ndodh në fshatin vetëm dhjetë minuta larg qytetit të Gjirokastrës, në Lazarat. I njohur si bastioni më i “nxehtë” i kultivimit të drogës, tashmë ky fshat, i cili ka sfiduar shtetin në kultivimin e bimëve narkotike, është kthyer në një ndërmarrje gjigante punësimi për mijëra banorë të fshatrave dhe qyteteve të qarkut. Çdo mëngjes, prej orës 6:00 deri në orën 7:00, dhjetëra furgonë të Lazaratit presin punëtorët në hyrje të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Ura e Lumit” apo edhe në stacione të autobusëve. Për këta banorë, puna në Lazarat është një punë luksi, duke marrë parasysh faktin se aty nuk ka ‘vizë’ për të hyrë askush tjetër. Ky vit në Lazarat ka thyer edhe rekordin e mbjelljes së lëndës narkotike, duke u shtuar qindra plantacione e madje për herë të parë lazaratasit kanë sjellë edhe farën e re të kanabisit, me afat kohor rritjen në dyzet ditë.
Vlera e saj arrin në 2500 euro për farë, e siguruar nga banorët në Holandë apo Zvicër. Kjo farë u sjell banorëve dy herë fitime marramendëse, pasi karshi saj, banorët mbjellin edhe bimën normale të kanabisit, që e ka ciklin 4-5 muaj. Prej rrugës nacionale plantacionet janë krejt të dukshme, ndërsa karshi tyre herë pas here kalon për ironi furgoni i policisë, i cili thjesht vëzhgon. Punëtorët e ‘uritur’ për të punuar në këtë fshat paguhen me shifra të cilat u japin në fund të muajit një rrogë të majme, pagesa e të cilëve arrin në 1500–2000 lekë të reja në ditë. Edhe pse policia nisi një fushatë të gjerë për goditjen me çdo kusht të kultivimit të lëndëve narkotike, kjo nuk e pengon aspak fshatin Lazarat të thyejë rregullat e të dalë mbi ligjin. Madje së fundmi, të mirëorganizuar lazaratasit e mbrojnë më së miri “produktin” e tyre, që u krijon atyre të ardhura marramendëse, duke vëzhguar me kujdes çdo mjet të ‘dyshimtë’ që hyn në fshatin e tyre. Ata kanë instaluar kamera në hyrje të fshatit, ku shohin të gjithë personat që hyjnë. Të njohur me punësimin dhe pagesat në këtë fshat, dhjetëra furgonë vijnë çdo mëngjes nga Tepelena apo edhe Përmeti, të cilët, sapo zbresin, priten nga furgonët transportues drejt fshatit-shtet. Shaniko M. është një grua nga fshatrat e Gjirokastrës, e cila është punonjëse e rregullt në Lazarat. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, ajo tregon se vetëm falë kësaj pune arriti të lante borxhet në dyqane. Shanikoja shkon çdo mëngjes në fshat me furgonë dhe shërben tek një familje prej kohësh.
Shaniko, prej sa vitesh punon në Lazarat?
U bënë 4 vite që shkoj rregullisht. Turp është, se të gjithë flasin kundër drogës, por mua nga kjo punë m’u hoq emri nga listat nëpër dyqane. Ishim për bukë të gojës vetë i pestë në familje. Tani që është rritur djali, e marr dhe atë me vete, por më shumë punoj unë, se ai lodhet shpejt.
Sa orë në ditë punoni?
Punojmë 8 deri në 10 orë në ditë. Bëjmë një pushim në drekë, hamë bukë dhe fillojmë sërish të punojmë deri vonë, sa e mbyllim.
Çfarë pune bëni momentalisht?
Tani vadisim bimët e kanabisit, është sezoni i vaditjes. I zëmë me radhë gropat ku janë mbjellë bimët. Ato ujiten tërë ditën, është bimë e pangopur me ujë. Lodhemi, se rrimë në diell tërë ditën, por duke marrë parasysh sa lekë marrim e që mbajmë familjet, e harrojmë lodhjen.
A ke frikë që punon në Lazarat?
Po, në fillim kisha frikë, pastaj u mësova. Në familjen ku punoj janë njerëz të mirë, madje na japin edhe kafe, por në fillim sa krijuan besim na thoshin “mos tregoni emra”. Tani më njohin, se u bënë vite dhe nuk kam më probleme. Unë po, dua të punoj të laj borxhet. Shteti nuk më ka dhënë punë, Lazarati po.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Lazarati qëllon me armë, plumbi qorr plagos një 26-vjeçare Kultivimi i drogës, qindra punëtorë “dynden” drejt Lazaratit-VIDEO