E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton mbështet marrëveshjen për menaxhimin e kufirit

Gjatë vizitës në Brukesl, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten është takuar me zëvendëspresidenten e Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e kryeministrit, njoftohet se kryeministri Thaçi e ka falënderuar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Baroneshën Ashton për kontributin e saj personal, si dhe të Bashkimit Evropian për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Thaçi theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që të mbetet aleat dhe partner i fuqishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe përmbushjes së agjendës evropiane drejt rrugëtimit të Republikës së Kosovës drejt vizionit të integrimeve euro-atlantike.

Në takimin në mes të Kryeministrit Thaçi dhe Baroneshës Ashton është diskutuar për proceset e rëndësishme, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin e integrimit euroatlantik.

Kryeministri Thaçi gjithashtu theksoi se bazuar në përkushtimin institucional të Kosovës për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, apo nisja e procesit të dialogut të liberalizimit të vizave, me të drejtë pritet që të fillojë në ditët e ardhshme. Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi ka mirëpritur qëndrimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave i BE-së që mbështet fillimin e dialogut të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nga ana e saj, Baronesha Ashton ka theksuar se Bashkimi Evropian e çmon lart përkushtimin personal të kryeministrit Thaçi për progresin e bërë në reformat e filluara për proceset e integrimit evropian, si dhe vizionin e qartë euroatlantik për rrugëtimin e Kosovës.

Baronesha Ashton gjithashtu ka vlerësuar lartë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane, si dhe rolin konstruktiv të Republikës së Kosoves në dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme për marrëveshjen për menaxhimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njëherit duke kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›