Gjirokastër, falsifikonte dokumenta, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Gjirokastrës kanë bërë të mundur arrestimin e 36-vjeçari i cili është dënuar me 6 muaj burg dhe 400.000 lekë të reja gjobë për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”.
Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se gjatë mëngjesit të sotëm është ndaluar 36-vjeçarin Luan Laçi, lindur në Dibër dhe banues në Tapizë të Krujës.
Arrestimi i tij u bë për arsye se ky person ishte i shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Gjirokastrës, pasi në vitin 2008 ka konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, duke falsifikuar disa dokumente për të kaluar në shtetin grek. Për këtë, ai është dënuar nga gjykata e Gjirokastrës me 6 muaj burg dhe 400.000 lekë të reja gjobë. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.