Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat, rekord në numrin e rasteve të infektimeve në Evropë

Një numër rekord rastesh me sëmundje të transmetuara nga mushkonjat u regjistrua këtë vit në Evropë. Kjo sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, e cila bëri me dije se ndryshimet klimatike janë kthyer në faktorë që po kontribuojnë në këtë realitet të ri.
Evropa po përjeton sezone më të gjatë dhe më intensivë për sëmundjet që transmetohen përmes mushkonjave, siç janë Ethet e Nilit dhe Chikungunya.
“Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e faktorëve klimatikë dhe mjedisorë, siç janë, rritja e temperaturave, zgjatja e stinës së verës, dimrat më të butë apo edhe ndryshimet për sa i përket kohës së rënies së shirave që krijojnë kushte për krijimin e një mjedisi të favorshëm për mushkonjat që transmetojnë viruse”, shkruhet në një deklaratë të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
“Evropa ka hyrë në një fazë të re ku zgjatja dhe rritja e intensitetit të sezonit të transmetimit të sëmundjeve nga mushkonjat është bërë një realitet”, vijon deklarata.
Mushkonjat tigër që mund të transmetojnë virusin Chikungunya janë të vendosura në 16 vende dhe krahina europiane, nga 114 krahina ku ishin të pranishme një dekadë më parë. Këtë vit, në Evropë janë shënuar 27 raste të shpërthimit të Chikungunya-s. Deri në 13 gusht të këtij viti, 8 vende evropiane raportuan 335 rate të infektimin me virusin e Nilit perëndimor dhe 19 vdekje. Italia ishte vendi më i prekur, me 274 raste infektimesh.
/rtsh.al/