E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 2 në pranga, dyshohen për vrasjen e të moshuarit në banesën e tij

GJIROKASTER - Policia në Gjirokastër ka ndaluar dy të dyshuar si autorë të grabitjes në fshatin minoritar Vodhinë, ku gjatë përleshjes me grabitësit mbeti i vdekur 78-vjeçari Pandeli Maglara, ndërsa u plagos bashkëshortja e tij.

Dy të dyshuarit që janë vënë në pranga nga policia janë: Ardian Qopekaj dhe Dashamir Kamo. Policia bën të ditur se ka prova që implikojnë të ndaluarit në këtë ngjarje. Mësohet se Qopekajt iu gjetën doreza me njolla gjaku, ndërsa të arrestuarit tjetër iu gjetën një palë pantallona me njolla gjaku.

Ngjarja ndodhi të shtunën e javës që lamë pas, kur grabitësit u përleshën me të zotët e shtëpisë, në tentativë për të grabitur banesën e tyre dhe për pasojë mbeti i vdekur 78- vjeçari, ndërsa u plagos gruaja e tij Evanthia.

Zhurmat zgjuan të moshuarin, i cili u gjend ballë për ballë me grabitësit. Në tentativë për t'i nxjerrë ata nga banesa, i moshuari goditi kokën në lavaman, çka i shkaktoi dhe vdekjen. Më pas agresorët sulmuan gruan e moshuar, e cila kërkonte ndihmë me zë të lartë. Ata e goditen dhe i mbyllen gojën me plastmas.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›