E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i të moshuarit në xhaminë e Dushkut, verifikim të kaluarës së autorit

Edmond Hoxhaj

Ekspertimi - Deklarimet e të prangosurit rreth motivit nuk i kanë bindur hetuesit, të cilët do të kërkojnë edhe ekspertimin psikik të Arjan Allës

Devijimet - Hetuesit kanë ngritur dyshimet se i prangosuri mund të ketë devijime psikike që nuk njihen prej banorëve të zonës, pasi ka jetuar në Greqi

Autori - Ai ka pohuar se e ka vrarë Muçën pasi e ka pyetur se çfarë bënte aty, kush ishte dhe duke i ngritur zërin i ka thënë që të largohej nga xhamia

Arjan Alla, pjesë e ndonjë sekti apo me probleme mendore

Kurbani - Nga mënyra sesi është kryer vrasja, banorë e besimtarë myslimanë të zonës së Dushkut kanë ngritur dyshimet se ajo ngjante me kryerjen e një kurbani

Vrasja - Pasditen e së premtes, në xhaminë e fshatit Dushk-Sektor të Rrethit të Lushnjës, u gjet i vrarë me thikë 86-vjeçari Shemshir Muça, vjehrri i myftiut të Lushnjës, Tomorr Boriçi

Policia - Ka qenë një prej miqve të të ndjerit, Xhelo Zeqiri, ai i cili e ka gjetur Shemshirin në duart e vrasësit, ndërsa më pas është lajmëruar edhe Policia e Lushnjës

Dëshmitari - Autori e kishte kapur në fyt, ndërsa duart i kishte të lara me gjak. Kur dëshmitari e ka pyetur se çfarë ishte ky llahtar, vrasësi i ka thënë se i ndjeri kishte mbaruar

Edmond Hoxhaj

Xhamia e Dushkut, viktima Shemsi MucaDeklarimet që 38-vjeçari Arjan Alla ka dhënë para hetuesve lidhur me motivet e ngjarjes, nuk e kanë zhdukur ende misterin e shkaqeve që e çuan atë në marrjen e vendimit për kryerjen e krimit monstruoz brenda ambienteve të xhamisë së Dushkut të Lushnjës tri ditë më parë. Nga burime të gazetës, mësohet se për të konkluduar në motivin përfundimtar, hetimi do të përqendrohet në verifikimin e të kaluarës së autorit të dyshuar. Gjithashtu, burimet pohojnë se do të kërkohet edhe ekspertimi psikik. Kjo, pasi i prangosuri, edhe pse ka pranuar vrasjen, ka sqaruar se gjithçka ka ndodhur pasi i moshuari Shemshir Muça e ka pyetur se çfarë bënte aty, kush ishte dhe duke i ngritur zërin i ka thënë që të largohej nga xhamia. Gjithashtu, 38-vjeçari pohon se e ka qëlluar me grusht duke e rrëzuar përtokë dhe nuk është mjaftuar me kaq, por i ka prerë fytin me biçakun që mbante në brez 86-vjeçari Muça.

Ngjarje pa motiv

Sipas burimeve të sipërcituara, 38-vjeçari nuk ka pasur ndonjë arsye apo motiv që mund të çonte deri në humbjen e kontrollit të tij e deri në vrasjen në mënyrë makabre të bashkëfshatarit 86-vjeçar. Për këtë arsye, hetuesit kanë ngritur dyshimet se i prangosuri mund të ketë devijime psikike që nuk njihen prej banorëve të zonës, pasi ai ka jetuar gjatë 15 viteve të fundit në Greqi. Një pjesë tjetër e dëshmisë ka forcuar dyshimet e hetuesve për vërtetësinë e dëshmisë së 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se pasi e kishte vrarë 86-vjeçarin i kishte hequr orën dhe unazën e ia kishte vendosur mbi trup, pasi kishte dëgjuar se një gjë e tillë ishte mirë për të vdekurin dhe e nderonte atë. Ndërkohë, autori e ka kthyer viktimën me kokë nga perëndimi dhe i ka deklaruar dëshmitarit se i ndjeri mbaroi. Mungesa e një arsyeje të fortë për ta çuar 38-vjeçarin deri në vrasje dhe mënyra e kryerjes së ekzekutimit, ka ngritur dyshimet se i ndjeri mund të ketë ndjekur rituale në këtë krim. Për këtë arsye, do të verifikohet jeta e tij e mëparshme në Greqi, me qëllim konstatimin e ndonjë precedenti të mëparshëm apo shfaqjen e problemeve psikike në të kaluarën.

 

Vrasja në Xhami

Gjatë ditës së sotme pritet që të caktohet masa e sigurisë ndaj 38-vjeçarit Arjan Alla. Pasditen e së premtes, në xhaminë e fshatit Dushk-Sektor të Rrethit të Lushnjës, u gjet i vrarë më thikë 86-vjeçari Shemshir Muça, vjehrri i myftiut të Lushnjës, Tomorr Boriçi. Ka qenë një prej miqve të të ndjerit, Xhelo Zeqiri, ai i cili e ka gjetur Shemshirin në duart e vrasësit. Në një intervistë të dhënë dy ditë më parë për gazetën Shqip, dëshmitari Xhelo Zeqiri deklaroi se ai kishte shkuar në xhami pasditen e së premtes, rreth orës 16:15, kur ka parë mikun e tij të mbytur në gjak. Sipas Xhelos, autori e kishte kapur në fyt, ndërsa duart i kishte të lara me gjak. Kur dëshmitari e ka pyetur se çfarë ishte ky llahtar, vrasësi i ka thënë se i ndjeri kishte mbaruar dhe ishte larguar me vrap nëpër fshat. Pas marrjes së informacionit, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen brenda 24 orëve dhe të vërë në pranga të dyshuarin, edhe pse fillimisht u dyshua për një vetëvrasje. Pas arrestimit, i ndaluari ka pohuar se ishte kthyer në Shqipëri një ditë para ngjarjes dhe se kishte shkuar në xhami pasditen e së premtes, kur aty rreth orës 16:00 kishte mbërritur i ndjeri Shemshir Muça dhe ishin grindur për shkak të pyetjeve që i kishte drejtuar ky i fundit. Sipas autorit, kur e kishte qëlluar me grusht të moshuarin, ai ishte rrëzuar përtokë dhe i kishte dalë nga brezi biçaku të cilin e kishte të lidhur me një ushkur në brez. I prangosuri ka thënë se e ka kapur biçakun dhe e ka tërhequr, duke i ulur poshtë edhe pantallonat. Pasi është këputur ushkuri, ai e ka qëlluar disa herë në fyt të moshuarin, duke i marrë jetën. 

Dëshmia

Alla: E vrava se më bërtiti pse hyra në xhami

I prangosuri 38-vjeçar Arjan Alla ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka shpjeguar arsyet pse e ka kryer. Sipas Allës, ai kishte qenë emigrant në Greqi gjatë 15 viteve të fundit. Ai ka shtuar se është kthyer një ditë para ngjarjes në shtëpi, pasi kishte qëndruar për tre vite me radhë në shtetin helen. Alla ka treguar se pasditen e së premtes ka shkuar në xhami dhe po qëndronte aty duke u falur. Isha duke qëndruar e duke rregulluar ndonjë gjë që smë dukej në vendin e duhur, kur rreth orës 16:00 mbërriti aty 86-vjeçari Shemshir Muça. Ai më pyeti se kush isha dhe çfarë bëja në xhami. Nisi të ngrinte zërin dhe kjo gjë më bezdisi. Ia ktheva dhe unë e i thashë se nuk kishte çfarë i duhej me mua. Me siguri nuk më mbante mend se kisha tre vite pa ardhur në Shqipëri. Ai prapë vazhdoi të më bërtiste dhe nuk durova dot më, por e qëllova me grusht. Mesa duket e qëllova fort, pasi u rrëzua përtokë. Kur u rrëzua, i doli nga brezi një biçak që e kishte të lidhur me ushkur. Sapo pashë biçakun, mendova tia merrja dhe e kapa duke e tërhequr. Në momentin që po tërhiqja biçakun, ushkuri që ishte lidhur te pantallonat bëri që ato të uleshin poshtë deri në fundin e këmbëve. Isha nxehur aq shumë saqë nuk po dija se çfarë bëja. E kapa nga pas, e ngrita dhe e qëllova në fyt me thikë. Kur e kuptova se kishte vdekur, i hoqa orën dhe unazën e ia vendosa në dorë, pasi kam dëgjuar se është mirë ti çosh të vdekurit sende me vlerë. Pas pak në derë erdhi një person dhe ika me vrap. Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve 38-vjeçari Arjan Alla, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.

Ekzekutimi i të moshuarit në xhaminë e Dushkut, verifikim të kaluarës së autorit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›