Gjirokastër, 2 të rinj grabisin tregtarin
Një tregtar është grabitur nën kërcënimin e armës dhe më pas është plagosur nga dy persona ditën e djeshme në Gjirokastër.
Burime të policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se Hetem Kërpaçi, 48 vjeç, është sulmuar mëngjesin e djeshëm nga dy të rinjt, të cilët i kanë marrë 1 milionë lekë të vjetra dhe furgonin me të cilin bënte furnizimet.
Mësohet se Kërpaçi, i cili tregton prodhime mishi dhe bulmeti, ka qenë duke ngarkuar mallin për ta çuar në treg, kur është sulmuar nga dy persona me maska dhe të armatosur. Pas rezistencës për të mos u dhënë paratë, ata e kanë plagosur 48-vjeçarin dhe janë larguar me mjetin e tij.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka arritur të zbulojë identitetin e dy grabitësve. Ata janë L.D. dhe S.Ç., 23 dhe 25 vjeç, të shpallur tashmë në kërkim. Policia po punon për kapjen e tyre. / Entela Bani