Gjirokaster 2 viktima nga aksidentet rrugore

Dy persona kanë gjetur vdekjen në dy aksidente të ndryshme rrugore në Gjirokastër.
Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Çarshovë-Biovizhdë dhe ka gjetur vdekjen 35-vjeçari Gentian Hyseni.
Makina ka dalë nga rruga për shkak të terrenit malor.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Makina ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat. 25-vjeçari Gjergji Shehu gjeti vdekjen e menjëhershme.