Ngjela Opozita duhet te pozicionohet per censusin
Qasjen e pare te opozites shqiptare per ceshtjen e regjistrimit e ka bere ne nje forme me te drejtperdrejte aleati i socialisteve kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Ne nje interviste per gazeten Shqip dhene disa jave me pare ai ka nenvizuar nevojen e angazhimit te opozites ne kete beteje e cila sipas tij ka ne prapavije nderhyrjen e shteteve fqinj ne punet e brendshme te Shqiperise. eshtja e regjistrimit kerkon nje zgjidhje dhe nje qendrim te opozites sepse eshte nderhyrje ne punet e brendshme qe bejne fqinjet gjithmone ne Shqiperi pasi kane nenshtruar qeverite shqiptare. Shqiperia ka pasur perhere nje semundje qe qeverite e saj kane menduar me shume per fqinjet se per veten. Edhe kjo qeveri bastarde qe eshte mendon me shume per fqinjet se per veten. Shqiptaret duhet te deklarojne kombesine ne nje kohe qe dihet se shqiptaret ketu jane 90-95 eshte vendi me i paster etnikisht. Pse Se keshtu duan fqinjet qe te na percajne - eshte shprehur Ngjela ne intervisten e dates 7 gusht. Sipas tij qeveria shqiptare ne kete proces eshte e angazhuar pas detyrimeve qe i vijne nga premtimet e bera ndaj fqinjeve por edhe financimeve qe jane bere per kete ceshtje qe ka ngritur nje debat te zgjatur ne Shqiperi.