E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster 50 sipermarres protestojne per energjine

/ /

Te pakten 50 sipermarres te vegjel dhe te medhenj protestuan dje para nenstacionit te vjeter elektrik te filialit te CEZ Shperndarja. Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Mustafa Devolli u shpreh se mungesa e dritave gjate kesaj periudhe ka shkaktuar nje humbje te konsiderueshme financiare. Sipas Devollit ky trajtim i diferencuar po demton biznesin ne jug te vendit nderkohe qe nuk merren parasysh pasojat qe sjellin keto deme te shkaktuara ne menyre te njeanshme nga ana e CEZ-it. Ai theksoi se eshte tejet e papranueshme qe biznesi te penalizohet nga mungesa e energjise. Nese situata do te vazhdoje te mbetet e tille te gjitha bizneset do te shkojne drejt falimentit u shpreh ai ne emer edhe te bizneseve te vogla dhe te medha qe ndodhen kryesisht ne pjesen industriale te qytetit. Sipas perfaqesuesve te biznesit kompania ceke CEZ Shperndarja vazhdon te heshte perpara nje fakti te tille edhe pse konsumatoret kane derguar shkresa zyrtare pafund. Ne nuk po marrim vesh kur do te ike energjia dhe per sa kohe u shpreh me pas Devolli. Ndersa njeri nga biznesmenet u shpreh se Biznesi eshte i detyruar te paguaje 50 per qind demin material per faj te furnizuesit me energji elektrike. Edhe para dy muajve u perserit e njejta situate ku dhjetera biznesmene uzurpuan perkohesisht veprimtarine e administrates se CEZ-it ne Gjirokaster per te marre shpjegime pikerisht per te njejtat motive. Ne ate periudhe biznesmenet iu drejtuan ministrit te linjes Ilir Meta. Tashme jo vetem biznesi por edhe qyteti i Gjirokastres po vuan mungesen e energjise prej disa kohesh. Edhe njesite tregtare brenda qytetit ankohen se po falimentojne vetem nga mungesa e dritave. Ne Qarkun e Gjirokastres kryejne aktivitetin e tyre privat mbi 2500 subjekte prodhuese dhe tregtare. CEZ Nderprerjet ne jug jo nga ne. OST Po punojne per Tirane-Podgorice

CEZ Shperndarje dhe Operatori i Sistemit te Transmetimit kane sqaruar dje secila me vete arsyet e nderprerjes se energjise ne jug te vendit. Prej disa ditesh rrethe te tilla si Durres Kavaje Lushnje Fier Sarande Gjirokaster dhe disa zona te tjera kane pasur kufizime te furnizimit me energji elektrike me orare te gjata. Per CEZ Shperndarjen keto stakime jane bere pasi jane kerkuar nga OST-ja e cila po kryen disa punime per te perfunduar linjen e interkonjeksionit 400 kilovolt Tirane-Podgorice. CEZ Shperndarje deshiron te sqaroje se OST-ja ka bere stakime te detyruara ne nenstacionin e saj te tensionit te larte Tirane-Rrashbull dhe nen nenstacionin Cerrik duke filluar nga data 17 dhjetor 2010 thuhet ne deklaraten e CEZ-it. Sipas kesaj kompanie kufizimet qe OST-ja ka kerkuar jane perkufizuar per oraret 0700-1700 deri diten e djeshme por duket se OST-ja nuk ka perfunduar punimet brenda afatit 3-ditor dhe do ti duhet ti vijoje edhe per dy dite ato. Gjate nje konference per shtyp dje drejtori i OST-se Sokol Ramadani konfirmoi se realisht institucioni qe ai drejton ka kerkuar stakimet per punimet ne linjen 400 kv me Podgoricen. Meqenese po punojme mbi dy linja qe furnizojne zonen e Jugut nga Durresi e poshte kemi qene te detyruar qe te benim kufizime ku eshte lene furnizimi me energji vetem per institucionet me te rendesishme. Kjo sasi kufizimi eshte vetem dy dite dhe mbas kesaj ne nuk kemi te bejme me nderprerje te tjera tha Ramadani.

GJIROKASTER/ PIRO NASE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›