Policia zbardh vdekjen Vetevrasje
Durrës
Hetimi
Një ngjarje e ndodhur në fundjavë ka rezultuar të jetë vetëvrasje. Nazmi Dulla, 66 vjeç me banim në fshatin Adriatik të Katund Sukthit është transportuar drejt Spitalit të Durrësit i plagosur me armë zjarri në kokë. Disa orë më pas ai ka gjetur vdekjen në spital dhe nga kryerja e hetimeve paraprake ka rezultuar se vdekja nga përdorimi i armës së zjarrit ka qenë një akt vetëvrasës, i kryer nga viktima me një pistoletë tip Beretë, në oborrin e shtëpisë së vet. Në cilësinë e provës është sekuestruar arma e zjarrit e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.