E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga shtrati përroi i Laçit, përmbyten disa banesa

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Laçit. Dalja nga shtrati e përroit të Laçit ka përmbytur banesa e lokale, ndërsa rrezikohet që uji të hyjë edhe në një bankë.
 

Mësohet se aktualisht në zonën e përmbytur ndodhen dy zjarrëfikëse për të bërë të mundur tërheqjen e ujrave.
 

Ndërkaq banorët shprehen se kanë nevojë për ndihmë pasi banesat e tyre janë nën ujë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›