E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 76-vjeçari humb jetën pasi përleshet me grabitësit e banesës

GJIROKASTËR - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Vodhimë të komunës Dropull i Sipërm. Dy persona kanë tentuar me dhunë të grabisin një banesë, në të cilën jetonin dy të moshuar, burrë e grua.

Dy grabitësit pasi janë futur në banesë kanë hasur në rezistencën e pronarit të shtëpisë, Pandeli Magllara, 76 vjeç. Në përleshje e sipër 76-vjeçari është rrëzuar duke gjetur vdekjes, pasi i është përplasur koka në tokë.

Grabitësit më pas janë përleshur edhe me bashkëshorten e 76-vjeçarit, të cilës i ka rënë të fikët e më vonë është dërguar në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë dyshohet se grabitësit janë dy të rinj nga Tepelena, të cilët më parë kanë punuar në atë zonë. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e grabitësve.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›