Krichbaum: Bashkimi Evropian nuk do Qipro të re
Kryetari i Këshillit të parlamentit gjerman për çështje të Bashkimit Evropian, Gunther Krichbaum thotë se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Kosovën.
Një delegacion i politikanëve gjermanë, ka vizituar këto ditë Beogradin. Krichbaum për Novosti ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd është dashur të thellohet, por se në fund gjithçka që pritet është rezultati.
“BE-ja theksoi se marrëdhëniet bilaterale mes Serbisë dhe Kosovës duhet të përfundojnë para hyrjes në BE. Bashkimi Evropian nuk mundet të tolerojë një Qipro të re”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
(a.k/BalkanWeb)