Gjirokastër, Berisha: Emigrantë investoni, 3-5 vjet s'do paguani taksa
GJIROKASTËR- Partia Demokratike e ka zhvendosur sot në Gjirokastër prezantimin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.
Në celje të fushatës kryeministri Berisha u shpreh i sigurt se ka sjellë edhe në këtë shesh “Uraganin e fitores”.
“Para jush prezantojmë sot programin për 4 vitet që vijnë, ky program bazohet para së gjithash në liritë tuaja, iniciativën tuaj të lirë. Programi ynë sjell mundësi punësimi për të gjithë, programi ynë frymëzohet nga ju, në aspiratën tuaj, ju keni të përbashkët ëndrrën evropiane, pavarësisht nga origjina”, tha ai.
Duke u shprehur se qeveria e tij përfaqëson qeverinë e taksave të ulëta, Berisha ftoi emigrantët të investojnë në vend, ndërsa premtoi se për 3 deri në 5 vite, ata do përjashtohen nga taksat.
“Emigrantëve shqiptarë kudo që janë i ftoj të vijnë në Shqipëri, të investojnë në Shqipëri 3 deri në 5 vjet pa asnjë taksë. Kthehuni vëllezër sillini kursimet në vendin tuaj”, ka apeluar Berisha.
Duke vlerësuar punën e ministrave Ruli e Ksera si të zgjedhurit e Gjirokastrës, Berisha akuzoi kandidatët e PS-së në këtë qytet. Sipas tij, ata janë njerëz që punojnë për të mbushur xhepat e tyre.
“Na takon neve regjistrimi në UNESKO si pasuri e kulturës botërore. Kam kënaqësinë t’ju informoj se çdo projekt për hyrjen e Gjirokastrës, për lumin e Drinos apo qendrën e qytetit, për shkollat, vaditjen e fermerët kanë patur angazhimin e plotë dhe total të përfaqësuesve tuaj, ministrave Genc Ruli dhe Spiro Ksera. Këta do vazhdojnë të jenë ministra të qytetarëve të Gjirokastrës, të gjithë atyre që jetojnë në këtë qark. Dy fjalë do t’ju them për biznesmenët e Edi Ramës. Së pari të marrim famozin Cacin, ai në mënyrë absolute përvec parave që i ka dhënë Ramës për tu vendosur në listë s’ka asgjë të përbashkët me ju. Minortarë mos prisni që ai mund t’ju përfaqësojë, përvec interesave të ngushta e babëzisë së pafundme s’ka asgjë tjetër. Le të marrim tjetrin të panjohurin, këtu në këtë shesh do sjellim fakte. Në rast se ju i kërkonit njeri-tjetrit t’ju bënte një zile dikur se ju mbaronte krediti në celular Arben Hermsi vidhte në mënyrën më të papërmbajtur Telekomin shqiptar. Këta janë kandidatët e Ramës por le të shohim përpara”, vijoi ai.
Berisha më tej premtoi se edhe qendra historike e Gjirokastrës do jetë e lirë dhe pa taksa. ‘Zoti Flamur Bime që nesër mblidh këshillin dhe shpalle pa taksa. Ne jemi parti e taksave të ulëta”, tha ai.
Kreu i qeverisë nuk nguroi të akuzonte edhe nga Gjirokastra kryesocialistin Rama, që për Berishën ka për të mbetur në autobus. Sipas kryeministrit Berisha, Rama e ka gjetur zgjidhjen për çdo gjë që thotë ai ka shprehjen, ‘Çmë duhet mua se çfarë them unë”.
“Sot pala tjetër apo më mirë të themi Rama në autobus deklaroi se nuk i ka rritur taksat, ju garantoj se është në autobus, nesër do t’ju thotë se nuk i ka bllokuar ligjet, pasnesër se nuk kanë votuar kundër buxhetit të restaurimit të Gjirokastrës, se nuk kanë votuar kundër rrugës Tepelenë-Levan, kundër amnistisë që donim të bënim me rastin e 100 vjetorit. E kanë gjetur zgjidhjen, ç’më duhet mua se çfarë them unë, unë jam në autobus. O i nderuar zotëri të cilës parti ishin ata që protestuan tek kryeministria kur unë me ligj i ndalova të rrisnin taksat e bizneseve të vogla, a ishin bashkiakë të PD? Jo mo zotëri, o i nderuari në autobus, cili ishte ai që shpërndante plehra në bulevard se s’kishte para të paguante pastrimin kur unë hoqa taksat e biznesit të vogël. 23 qershori po vjen dhe shqiptarët do votojnë për punësimin e tyre”, tha më tej Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera 3 ligjet, Berisha: Mbledhim që nesër Kuvendin, të hyjnë në fuqi në shtator Dropull, Berisha: Meta iku sepse donte karrigen time. Dule njeri i pazareve Rama: Berisha bredh nëpër Shqipëri, gënjen e rrudhet përditë