Konventa e PS, reagon PD: Alternativa e Ramës "akuzo, moho, blloko"
TIRANE- Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp, duke iu referuar Konventës së Partisë Socialiste, tha se alternativa e Ramës bazohet në platformën "akuzo, moho, blloko".
Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se Rama garantoi arsim për të varfërit, kur çdo qytetar e di se arsimi është tashmë falas.
"Ai u përpoq ta kalojë përgjegjësinë nga bllokimi nga ana e tij e tre ligjeve, kur çdo qytetar e di se ai e ka mbajtur peng ëndrrën e tyre Europiane vetëm për interesin e tij personal. E pastaj tha se ka një program, kur çdo qytetar e di se Edi Rama nuk ka asnjë program, përveç se të rrisë taksat e tyre", tha Vorpsi.
Zëdhënësja tha se përballë alternativës së shpifjeve, grevave të urisë, bojkoteve, protestave të dhunshme dhe bllokimeve vetëm për interesin politik personal të një njeriu të vetëm, është alternativa e punës për zhvillim, për më shumë vënde pune, për mirëqenie më të mirë dhe integrim në interes të qytetarëve.
"Partia Demokratike në këto vite ka rritur me 120-140% rrogat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, ka asfaltuar mbi 10.000 km rrugë. Ne kemi ndërtuar ose rikonstruktuar 1 300 shkolla dhe mbi 370 ujesjellesa, kemi ndërtuar ose rikonstruktuar 400 ambulanca, qendra të kujdesit shëndetësor dhe spitale, kemi ulur tarifat e telefonisë celulare deri në 75% si dhe kemi shtuar mundësinë e qasjes në internet me 15 herë më shumë. Ndërsa furnizimi me ujë dhe me drita është rritur, kostoja ka mbetur e njëjtë. Ky është zhvillim që qytetarët mund ta prekin, ky është zhvillim në interes të qytetarëve", tha zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Por, nënvizoi ajo, "ne dimë se ka ende shumë punë për të bërë. Ne hoqëm vizat me Europën dhe do të vazhdojmë të punojmë kundër përpjekjeve korruptive të z. Rama për të penguar integrimin në Bashkimin Europian, sepse qytetarët meritojnë një alternativë që do ta çojë Shqipërinë përpara".
(e.m/BalkanWeb)