E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Digjet plotësisht një Toyota Auris, nuk ka të lënduar

Një automjet tip Toyota Auris, me motor nafte, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë kthesës së Picarit, në Gjirokastër.

Ngjarja është raportuar në orën 15:06, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar menjëherë një grup zjarrfikësish.

Zjarri është neutralizuar pas ndërhyrjes së grupit zjarrfikës ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, automjeti është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, mbeten për t’u përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›