E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, “paqe” me Elbasanin

Tirana dhe Elbasani kanë barazuar 2-2 në përballjen e tyre, e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në pjesën e parë verdheblutë u treguan më kërkues dhe arritën të kalojnë në avantazh me anë të Nikajt, por reagimi i bardhebluve nuk vonoi, me Xhixhën që vendosi menjëherë barazpeshën. Megjithatë, volumi i lojës i skuadrës elbasanase u shpërblye me golin e Mazarit duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh 2-1.

Në pjesën e dytë skuadra bardheblu u tregua më e qartë në lojë dhe raste, duke vendosur barazpeshëm përsëri me Xhixhën. Nuk munguan rastet e tjera për gol, Xhixha mund të kishte kompletuar tripletën në këtë sfidë, por u ndal nga shtylla.

Gjithçka u mbyll në barazim 2-2, me Tiranën që ngjitet në 5 pikë, ndërsa Elbasan 6 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›