E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizim për nxënësit e huaj dhe ndalim të burkave e hixhabeve, Meloni paralajmëron masa për studentët e huaj në shkolla

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni  ka njoftuar se qeveria e saj së shpejti do të miratojë masa të reja që do të vendosin një kufi maksimal për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë shkollore në vend.

Ndër masat e propozuara janë vendosja e një kufiri ligjor për numrin e nxënësve të huaj në klasa, detyrimi për mësimin e gjuhës italiane për prindërit e nxënësve të huaj me vështirësi të theksuara integrimi, si dhe ndalimi i burkave dhe hixhabeve në shkolla.

 “Italianët nuk duhet të ndihen si pakicë në shkolla, nuk mund ta pranojmë këtë”, tha Meloni.

Po ashtu përdorimi i burkave dhe hixhabeve do të ndalohet në të gjitha shkollat ​​në Itali.

“Shkon në shkollë me fytyrën të zbuluar dhe në Itali, askush, në emër të një tradite të vërtetë ose të supozuar, nuk mund të vendosë që një grua e re duhet të fshihet. Barazia mes burrave dhe grave është e panegociueshme. Nuk është e negociueshme në rrugët tona, nuk është e negociueshme në shkollat tona”, u shpreh kryeministrja italiane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›