Gjirokastër/ Mikrobusi me turistë përplaset me një automjet pranë Viroit, dy të lënduar lehtë

Një aksident rrugor pa pasoja të rënda për jetën është regjistruar në hyrje të parkut të Viroit. Në këtë ngjarje janë përfshirë një mikorbus që transportonte turistë dhe një autoveturë e tipit “Audi”.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë shënuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet e përfshira.
Menjëherë pas përplasjes, personat e lënduar janë transportuar drejt strukturave spitalore për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se nga perplasja jane lenduar lehte dy persona te cilet po marrin asistence shendetsore ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat kanë nisur punën për menaxhimin e trafikut dhe kryerjen e ekspertizës teknike për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj përplasjeje.
/rtsh.al/