Gjirokaster PS Po behet presion ne disa Komuna
GJIROKASTR- Selia roze ne Gjirokaster konfirmon se listat perfundimtare te zgjedhjeve jane te rregullta pervec disa mangesive ne komuna per te cilat po punohet. Ky fakt eshte konfirmuar nga sekretari i deges lokale te Partise Socialiste Belul Hila gjate nje prononcimi per mediat.
Partia Socialiste si subjekt politik eshte duke bere verifikimin e sakte te listave zgjedhore dhe aktualisht mund tu them qe ne vija te pergjithshme listat zgjedhore perputhen si lista perfundimtare per te qene prane qendrave te votimit. Por ne komuna te vecanta kemi konstatuar mangesi e te meta te cilat jane duke u verifikuar dhe bazuar ne Kodin Zgjedhor do te behen te gjitha pershtatjet e nevojshme ne menyre qe asnje qytetar brenda rrethit te Gjirokastres te mos perjashtohet nga votimi eshte shprehur ai.
Me tej Hila ka denoncuar disa raste presionesh sic i ka konsideruar ai ne disa komuna.
Persa i perket klimes politike jam i detyruar te them qe mazhoranca per hir te pushtetit qe ka ka filluar nga presione te ndryshme. Fakti qe bashkeshortja e njerit prej kandidateve te Koaliconit te te Ardhmes eshte pushuar nga puna thjesht me motivin sepse burri i saj po konkurron ne nje zone per kryetare komune nenkupton qe pushteti ka filluar te marre masat e tij jonormale jo te zakonshme dhe jo konform ligjit. Se dyti nga drejtore dhe drejtorite rajonale kane filluar presionet te fermeret duke u bllokuar te gjithe financimet e bera nga kreditimet nepermjet bankave per ca u eshte dhene ne lidhje me mbjelljen e pemeve frutore ngritjen e fermave te blegtorise etj. Dhe kushti i motivuar e argumentuar deri tani eshte qe do tu jepen keto leke pas zgjedhjeve pasi te keni votuar partine qe eshte ne pushtet. Nese do vazhdoje kjo situate me presione manipulime dhe mashtrime edhe ne do te dime te pozicionohemi ka theksuar Hila.