Gjirokaster Parku i Viroi drejt shkaterrimit
Liqeni dikur një pellg lundrimi me varka, peshkimi dhe noti sot është mbuluar nga algat dhe bimësia ujore ndërsa është kthyer në strehën e bretkosave dhe zvarranikëve të ujit. Stolat përreth liqenit të financuara gati 5 vite më parë prej një fondi Austriak nën etiketimin 'Gjirokastra e Bukur' tashmë janë të gjithë të shkatërruar dhe të mbuluar nga shkurret.
Dikur në fundjavë ky vend frekuentohej nga qindra banorë ndërsa tani bizneset e pakta rreth liqenit ankohen se mungon plotësisht frekuentimi.
Parku i Viroit është në administrimin e bashkisë së Gjirokastrës dhe komunës Cepo. Kufiri mes tyre kalon mespërmes liqenit të Viroit, por në të dy anët e tij nuk duket asnjë ndërhyrje. Të dy institucionet të pyetura mbi një plan të mundshëm mirëmbajtjeje apo funksionalizimi të parkut nuk kanë pranuar të japin asnjë përgjigje.