E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon greva, një minator del në gjendje të rëndë

BULQIZE- Minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë, ndërsa raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar së tepërmi. Një minator la grevën sot në mëngjës, si rezultat i gjendjes shëndetësore. Limon Isufi, 44 vjeç, la grevën në ditën e 9-të pas komplikacioneve që ka patur në rrugët e frymarrjes.Në grevë urie në 1400 metra nën tokë tashmë ndodhen 14 minatorë.

Minatorët ka deklaruar vazhdimin e grevës edhe pas pranimit nga kompania konçesionare, ACR të  rritjes së pagës më 20%.

Një ditë më parë, kompania ACR kërkoi nga minatorët të ndërpresin grevën dhe të kthehen në punë, duke pranuar një nga kërkesat e tyre, rritjen e pagës me 20% dhe negociata për kërkesat e tjera.

Në një konferencë për shtyp, ACR ka reaguar 8 ditë pas nisjes së grevës së minatorëve nga 1400 metra nën tokë.

Sipas kompanisë, një rritje page me 20%, nuk është pak. Ata kanë apeluar që minatorët të mos shkatërrojnë minierën. ACR tha se pas ndërprerjes së grevës dhe nisjes së punë, kompania është e hapur për tu ulur me minatorët dhe për të negociuar lidhur me kërkesat e tjera të tyre.

Minatorët e Bulqizës në ditën e 8 të grevës

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 8 të grevës së tyre, ndërsa mësohet se që prej orës 20:00 të ditës së djeshme ata kanë ndërprerë çdo lloj komunikimi me sipërfaqen. Në greve urie  në thellësi 1400 metër nën tokë ndodhen 15 minatorë.

Kreu i Sindikatës së Minatorëvë, Kol Nikollaj denoncoi sot përpjekjet e administartës së ACR-së për të përçarë minatorët, nëpërmjet disa trakteve pa fimrë që janë hedhur në qytetin e Bulqizës gjatë natës së kaluar.

Gjendja shëndetësore e 15 minatorëve të ngujuar mësohet të jetë rënduar së tepërmi. Komunikimet e fundit minatorët I kanë patur me psikologë nëpërmjet telefonit, ndërsa probleme të mëdha mësohet se po hasin me shikimin.

Raportimet e fundit tregojne se miniera rrezikon të përmbytet për shkak të pompave të ujit.

Një ditë më parë, këshilltari i Presidentit, Bamir Topi, Fatlum Nurja takoi minatorët e Bulqizës. Në përfundim të takimit ai tha se do të raportojë tek Presidenti lidhur me situatën dhe atë çfarë është diskutuar mes tij dhe grevistëve.

Ndërkohë, janë 100 minatore mes tyre edhe gra që kanë shenuar emrat ne nje liste, duke shprehur keshtu vullnetine lire per tiu bashkuar greves se nisur ketu e shtatë dite me pare.

Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›