E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, Tavo: LSI mbështet dhe vlerëson kontributin grave në politikë

GJIROKASTËR-Nënkryetari i parlamentit dhe njëherësh dhe deputet i Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka zhvilluar një takim me forumin e grave , antëre të Lëvizjes Socialsite për Integrim të rajonit jugor.
Në këtë takim, Tavo thekësoi vendosmërin e LSI për të mbështetur e kontribuar për çdo nismë që i shërben zgjerimit të reformave dhe integrimit europian të vendit.

Tavo u shpreh se LSI e shikon si një obligim për te bere maksimumin per te ecur me ritmet e duhura dhe për të fituar kohën e humbur.

"Por LSI dhe roli i saj progresist në jeëtn politke të vendit nuk mund të kuptohet pa kontributin e grave të cilat në partinë tonë do të jenë gjithnjë e më të pranishme" theksoi Tavo duke nënvizuar se asnjë shoqëri nuk mund të bëjë përpara pa vlerësuar dhe pa u dhënë grave vëndin që u takon.

Tavo u ndal edhe tek përpjekte e mëdha të kualicionit qeveritar për të përmbushur kërkesat e vendosura nga faktori ndërkombëtar dhe për të marë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›