E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster arrestohet shtetasi me 10 kg marijuane

Policia kufitare në Gjirokastër arrestoi një shtetas, pasi në automjetin në të cilin ai udhëtonte u zbulua një sasi prej 10 kilogramësh marijuanë.

Burime policore informuan mengjesin e se premtes se u ndalua në flagrancë shtetasi Odhise Papadhouli, i cili po udhëtonte i vetëm. Droga ishte fshehur në gomën rezervë të makinës. Papadhouli synonte që të kalonte këtë sasi lënde narkotike në Greqi. Ai e kishte blerë drogën në fshatin Lazarat. Ky është zbulimi i radhës që bëhet nga policia e Gjirokastrës, e cila në fillim të muajit ndaloi dy shtetas në zotërim të 65 kilogramëve marijuanë. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë, ishte policia kufitare e Durrësit ajo që zbuloi një sasi “rekord” marijuane, plot 458 kilogramë, të fshehur në një kamion frigorifer që po përpiqej të imbarkohej për në Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›