Festivali i Kanës

Aktori i Hollivudit, Leonardo DiCaprio ka ngritur siparin e festivalit të 66 të filmit në Kanë. Ceremonia e hapjes është performuar nga aktorja franceze Audrey Tautou, e njohur në të gjithë botën si "Amelie".
Presidenti i jurisë, regjisori Steven Spielberg, dhe tetë anëtarët e tjerë ku përfshihet aktorja Nicole Kidman, u shfaqën në skenë të gjithë njëri pas tjetrit, pasi shkelën më parë tapetin e kuq.
Yjet e kinemasë e artit të lagur nga ecja në tapetin e kuq, nën shi, duartrokitën panelin prestigjioz të Jurisë, e cila në fund do të vendosë se cili nga 20 filmat në konkurrim do të meritojë Palmën e Artë, trofeun kryesor të Festivalit. E kjo do të ndodhë pas 12 ditësh me shfaqje filmash dhe seminare në qytetin resort të rivierës franceze.
"E gjithë bota mblidhet së bashku në Kanë për cdo vit, dhe unë mendoj se bëhet fjalë për një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore, globale. Kështu që këto dy javë, unë pres të jenë festime për filmin, dhe aspak ashpërsi në konkurrencën mes pjesëmarrësve", tha Spilberg. Në mbrëmjen e parë të festivalit, u shfaq filmi i Baz Luhrmann, "Gatsby i Madh"./Indeksonline/