47 vjeç, dekolteja e Cindy Crawford sfidon 20 vjeçaret (FOTOT)

Cindy Crawford duket se me kalimin e viteve zbukurohet edhe më shumë, ku gjatë festivalit të filmit në Kanë, ka mahnitur me pamjen e saj.
47 vjeçarja e veshur me një fustan të bardhë të gjatë, ka treguar një dekolte shpërthyese dhe tejet provokuese, aq sa edhe vajzat 20 vjeçare do e kishin zili.
Nëna e dy fëmijëve ka përdorur në vijimësi kremra kundër rrudhave, dhe është kujdesur vazhdimisht për veten, çka duket se i ka dhënë dorë.
Cindy ka pozuar me modelen 21 vjeçare Georgia May Jagger, vajzën e modeles Jerry Hall dhe Mick Jagger.
Dy gjenerata të ndryshme modelesh qëndronin denjësisht në tapetin e kuq të ceremonisë së 66-të të festivalit të filmit në Kanë.
47 vjeçarja është martuar me Rande Gerber qysh prej majit të vitit 1998 dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, Presley 13 vjeç dhe Kaia Jordan 11 vjeç./Indeksonline/