E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, asgjësohen 1323 rrënjë kanabis

Asgjësimi i 651 bimëve narkotike kanabis sativa në Gjirokastër , 462 bimëve në Tepelenë dhe 210 të tjerave në Përmet është bilanci i fundit në kuadrin e operacionit të koduar "Era e Jugut" kryer në qarkun e Gjirokastrës prej forcave të policisë.Si pasojë e këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të dyshuar si autorë të kultivimit të kësaj sasie lënde narkotike.
Operacioni ka nisur në komunën Cepo të Gjirokastrës, në pyllin e Levenishtit në faqen e Malit të Gjerë, ku janë evidentuar dhe shkatërruar dy parcela të kultivuara me bimë narkotike.
Parcelat ishin hapur rishtas për të kultivuar bimë narkotike në mes të pyllit, ku në parcelën e parë u evidentuan 420 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe në parcelën e dytë 231 rrënjë, gjithsej 631 rrënjë bimë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›