E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, bllokohen 80 kg kanabis, 2 në pranga

Droga, 80 kg kanabis me destinacion Durrësin është gjetur e fshehur në makinë, ndërsa i janë vënë menjëherë prangat 2 vëllezërve. Operacioni i policisë në aksin Krujë- Fushë Krujë. 

KRUJE- Një sasi prej 80 kg kanabis sativa është sekuestruar në rrethin e Krujës pak pas mesnatës. Policia e këtij qarku në sajë të informacioneve paraprake të marra në rrugë operative ka ndaluar një furgon në të cilën udhëtonin dy vëllezër. Furgoni është ndaluar në aksin Krujë- Fushë Krujë dhe mësohet se kishte destinacion qytetin bregdetar të Durrësit. Droga, 80 kg kanabis e paketuar është gjetur e fshehur në makinë, ndërsa i janë vënë prangat vëllezërve Edmod dhe Eshuel Xakës. Nga kontrolli i makinës policia sekuestroi dhe një armë automatik.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›