Gjirokastër, bonusi i bebeve për emigrantët, në 8 muaj e përfitojnë 18 prindër

Nga fillimi i këtij viti e deri tani, 18 prindër në Bashkinë Gjirokastër të cilët jetojnë jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes, një ndihmë financiare e cila synon të mbështesë familjet e reja. Ky bonus, për sa i përket emigrantëve jepet vetëm prindërve që jetojnë të paktën 180 ditë në Shqipëri nga dita e parë e lindjes së fëmijës, është i vlefshëm edhe për ata që kanë lindur në spitale private ose jashtë shtetit.
Për të përfituar bonusin, njëri prej prindërve duhet të paraqitet pranë zyrave përkatëse për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Ndryshimi i ligjit ka bërë që vetëm ata prindër që përmbushin këto kritere të mund të marrin këtë ndihmë, duke synuar të inkurajojë qëndrimin dhe jetesën në vend.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/