E Martë, 3 Nëntor 2026

Pastrimi i kanaleve kulluese, në bashkinë Gjirokastër ka nisur puna për pastrimin e 8 km

Për t’i paraprirë sezonit të dimrit dhe për të garantuar kushte optimale për bujqësinë, Bashkia Gjirokastër ka nisur punën intensive për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese në territorin e saj. Aktualisht, puna është përqendruar në zonën e Aznakut. Pas përfundimit të kësaj faze, ndërhyrjet do të shtrihen në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Deri më tani, janë pastruar rreth 2 kilometra kanale në vijë lineare,në zonën e Lunxhërisë . Në  Bashkinë Gjirokastër ka rreth 8 kilometra kanale kulluese, të cilat janë thelbësore për kullimin e rreth 400 hektarëve tokë bujqësore.

Masat e marra do të ndihmojnë fermerët të përballen më lehtë me sezonin e reshjeve dhe të sigurojnë prodhime më të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Gazetare:N. Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›