E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, dy në pranga për tonelata kafe kontrabandë

Sipas prokurorisë së Gjirokastrës, shtetasi Maringlen Shehaj, i cili drejtonte një kamion importonte mallra të akcizës nga Greqia në drejtim të vendit tonë.

Ai nuk ka zbatuar procedurat doganore për hyrjen e automjete që i nënshtrohen kontrollit duke kaluar në pjesën ku lëvizin zakonisht automjetet që i nënshtrohen procedurave doganore. Pas kësaj, mjeti është rikthyer në doganë dhe ka vazhduar lëvizjen duke u kthyer majtas në drejtimin e kundërt, duke u futur në territorin e doganës dhe ka vazhduar të lëvizë në drejtim të territorit grek.

Gjatë kësaj lëvizjeje në të kundërtën e drejtimit normal për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë mjeti nuk ka ndaluar, pavarësisht se punonjësi i policisë kufitare i ka kërkuar të ndalojë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se mjeti ka pasur të ngarkuar 22 ton kafe dhe 2 ton mollë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve Bebi Muhamet Qibini, 43-vjeç dhe  Mariglen Kastriot Shehaj, 28-vjeç. Gjithashtu po procedohet me kërkesa në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për tre punonjës të degës doganore të  dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Veprimet hetimore për këtë procedim penal vazhdojnë./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-24 11:37
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›