E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentohet grabitja e argjendarisë, plagoset punonjësja

Ngjarja ndodhi në Rrugën e Durrësit në orët e pasdites së sotme.

Për pasojë, punonjësja e argjendarisë ka mbetur e plagosur me mjete të forta. Mësohet se dy persona kanë tentuar të kryejnë grabitjet, teksa kanë hasur në rezistencën e punonjëses. Ajo është qëlluar me mjete të forta sapo ka ndezur sistemin e alarmit.

E lënduara ka përfunduar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.  Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.  /Start/

                                                                                             2011-01-24 15:48
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›