Gjirokaster dy studente hajdute ne pranga

Dy të rinj, studentë në Gjirokastër, u arrestuan nga policia e ketij qyteti pasi akuzohen për vjedhje me dhunë. Sipas policisë lokale, me zbardhjen e disa ngjarjeve të vjetra të ndodhura në Gjirokastër, u zbuluan se autorët e dyshuar janë Bekim Lekaj, 20 vjec nga Tropoja, student i vitit të dytë në fakultetin ekonomik dhe Eduart Ndoca, 22 vjeç nga Lezha, student i vitit të 3-të për Matematikë- Fizikë. Këta dy persona akuzohen se të maskuar janë futur në banesa private, kanë dhunuar dhe kanë marrë sende me vlere. Por përveç kësaj, ata akuzohen se në dhoma studentësh kanë marrë ushqime dhe cigare.