Bajerni i Mynihut do te kete perballe trajnerin Oto Rehagel

Dikur edhe ai u ul një ditë në stolin aq shumë të lakmueshëm bavarez. Edhe ai e drejtoi këtë skuadër të madhe duke e dërguar në finalen e Kupës UEFA më 1996 dhe duke luftuar për titull atë sezon. Oto Rehagel ishte në kulmin e karrierës, por jo shkarkim i stuhishëm i kryer nga “Kaizeri” Franc Bekenbauer bëri që kjo aventurë e bukur të shkatërrohej. Bajerni nuk doli kampion atë vit. Herr Oto fitoi titullin europian me Greqinë më 2004, ndërsa tani kërkon të shpëtojë Hertën e Berlinit nga rënia për në Bundesligën e dytë. Këtë fundjavë, përballë do të jetë pikërisht Bajerni.
“Ju të gjithë e shikoni se në çfarë forme është Bajerni në këtë moment. Lojtarët e tij kanë potencial të jashtëzakonshëm, por ne duhet të luajmë pa frikë dhe të jemi entuziastë për të pasur shanset tona. Nëse ikim si lepujt para gjarpërit, s’kemi shpresë”, tha Rehagel.
Shanset për Hertën janë të pakta, por Oto Rehagel e ka mundur shpesh ekipin bavarez kur ishte trajner i Verderit.
Ndërkaq, në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Dortmundi kryesues pret Verderin, ndërsa Leverkuseni luan në fushën e tij ndaj Mynshengladbahut. Të dielën, Shalke shkon në fushën e Kaizerslauternit.