Elbasan zjarr ne pyllin me pisha ne Balez

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë në mesditë kodrat e fshatit Balëz në afërsi të të fabrikës së Çimentos në Elbasan. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset, por e kanë patur të pamundur t’i afrohen vatrës aktive për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Zjarrfikëset janë pozicionuar në zonën e banuar, megjithëse zjarri ka qenë larg shtëpive të banimit. Flaka ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe disa rrënjë me pisha. Për fikjen e zjarrit u angazhuan edhe banorë të zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Deri më tani dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e hedhjes pa kujdes të ndonjë bishti cigareje nga kalimtarë të rastësishëm ose nga barinj që ushqejnë bagëtitë në këto anë.