E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, ekspozohen armët dhe objektet historike

Qendra e Artizanatit të Gjirokastrës risjell ne gjendjen e mëparshme armë dhe kostume popullore.6 restaurues të huaj në bashkëpunim me specialist vendas, po kryejnë konservimin dhe restaurimin e kostumeve popullore dhe armëve të zbukuruara, të cilat do të vendosen në muzeun e ri që do hapet së shpejti në Kalanë e qytetit.
Organizatorët vunë në dukje se objektet e restauruara do i japin një vlerë historike muzeut që pritet të përurohet në muajt e ardhshëm në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Muzeu do të përmbajë objekte arkeologjike, armë të periudhës së para Pavarësisë Kombëtare dhe veshje popullore të krahinave rreth e rrotull që flasin për historinë e luginës së lumit Drino dhe pasurinë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›