Rriten divorcet në Fier, në tre muaj janë bërë 110 padi

Vetëm në 3 muajt e parë të 2012, 110 çifte i janë drejtuar gjykatës së Fierit për ti dhënë fund martesës së tyre. Nisur nga rastet e trajtuara, Avokatja Mimoza Tato thotë se arsyet që çojnë drejt divorcit lidhen me vështërsitë ekonomike, për shkak të emigrimit dhe qëndrimi pë një kohë të gjatë të parterit larg familjes. Të shumta kanë qënë raste edhe për shkak të tradhëtisë.
T
ë dhënat tregojnë se në këtë 3 muajor divorcet janë rritur në masë, krahasuar kjo edhe me vitin e kaluar. Sipas gjykatës së Fierit, për periudhën 3 mujore të 2011 ka patur 98 divorce, pra 5% më pak se 2012 .
Sipas avokates Tato, divorcet kanë ardhur edhe si pasojë e ndryshimeve të mentalitetit të burrave dhe të grave në Shqipëri, si dhe liria më e madhe që kanë gratë dhe vajzat, të cilat marrin vendime për jetën e tyre , kur shikojnë që martesa e tyre nuk është e shëndetshme.