Gjirokastër, grabiti 3 kisha, pranga 30-vjecarit
GJIROKASTËR- Grabiti arkat e tre kishave brenda një nate në Gjirokastër, kapet autori. Policia bën të ditur se ka arrestuar 30-vjecarin Soli Coga, pasi dyshohet si autori i grabitjes së arkës në kishën e fshatit Volline, në kishën e fshatit Bularat dhe atë në fshatin Bodrishte, ngjarje të ndodhura brenda natës, më 28 janar të këtij viti.
Mësohet se autori kishte marrë në këto arka shuma të vogla parash, ndërsa sipas policisë grabitjet ndodhen pasi banorët nuk pranuan që 30-vjecari të vazhdonte punën si bari.
Por pas hetimeve rezultoi që i riu ishte autor i grabitjes së një banese në fshatin Glinë dhe një banori tjetër po në të njëjtin fshat.
(m.a/News24/BalkanWeb)