E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, 50-vjeçari kërcënon të hidhet nga 50 metra lartësi

ELBASAN - Policia e Elbasanit ka negociuar rreth 2 orë me një 50-vjeçar i cili kërcënonte se do të hidhej nga kulla e antenave të Radiostacionit në Cërrik.

Sotir Panxhi nga fshati Shtermen, pasi ishte ngjitur në lartësinë 50 metra, ka alarmuar të gjithë banorët dhe policinë duke kërcënuar se do të vetëflijohej pasi nuk i janë rikthyer pronat që pretendon se i përkasin.

Vetëm në mesditë 50-vjeçari u është bindur thirrjeve të negociatorëve për të zbritur nga lartësia e antenës së Radiostacionit dhe më pas u shoqërua në polici.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›