Gjirokastër, grekët ndërpresin grevën, hapet Kakavija
GJIROKASTER- Në pikën doganore të Kakavijës puna ka vijuar normalisht mëngjesin e sotëm. Drejtoria e policisë në Gjirokastër informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar greva e doganiereve greke dhe ka nisur normalisht puna.
Situata në pikat doganiere është e qetë dhe qytetaret apo automjetet mund të levizin lirisht.
Greva e paralajmëruar e doganierëve grekë paralizoi për dy ditë lëvizjen e automjeteve në pikat kufitare të "Tri Urave" në Përmet, Qafë-Botës në Sarandë dhe Sopikut e Kakavijës ne Gjirokastër.
Sipas burimeve nga polica e Gjirokastres, për shkak të grevës ka një rënie të ndjeshme edhe të fluksit të këmbësorëve drejt pikave doganore të jugut. Gjatë dy ditëve të grevës kanë kaluar kufirin grek 1800 shtetas shqiptarë.
(s.g/BalkanWeb)