Gjirokastër, hyjnë në banesë përtë grabitur, vrasin të moshuarin
GJIROKASTËR - Kanë hyrë brenda banesës së një çifti nga dritarja e tualetit, por janë pikasur prej tyre dhe tentativa e grabitjes ka përfunduar me vdekjen e të moshuarit, të zotit të shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vodhimë të Komunës Dropull i Sipërm, kur 80-vjeçari , Pandeli Magllara rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm ka dëgjuar hajdutët dhe është ndeshur me ta.
80-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi i është përplasur koka në lavamanin e tualetit aty ku edhe pikasi hajdutët, të cilët sipas policisë dyshohet se janë dy persona nga Tepelena.
Por situata ka degjeneruar më tej në dhunimin e bashkëshortes së të moshuarit, nga grabitësit, e cila pas lëndimeve të marra është shtruar në spitalin e Gjirokastrës.
Policia e mbërritur në vengngjarje ka nisur hetimet, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe vetë drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ajet Ibro.
Nuk dihet nësë dy autorët kanë grabitur sende apo vlera monetare nga banesa, ndërsa policia ka nisur kërkimet e tyre të cilët mendohet se kanë punuar në këtë zonë.
Redaksia Online
(Gre.M/b.m/shqiptarja.com)